Tenderi i Ministrisë së Punëve të Brendshme me certifikata nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit është anuluar.
Si pasojë, e kësaj ka dështuar furnizimi me certifikata në të gjitha Komunat e Kosovës.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se me sasinë e certifikatave që kanë, shërbimet mund të ofrohen deri në ora 12:00.
Pas kësaj ore, zyrat e gjendjes civile nuk do të jenë në funksion.
“Me sasinë e certifikatave që momentalisht disponojmë në Komunën e Prishtinës, shërbimet mund të ofrohen deri sot, 28 mars 2019, në orën 12:00. Pas orës 12:00, zyrat e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës nuk do të jenë në funksion”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./Gazeta Alo/