Fjalë Kyçe

Anxhela Peristeri shfaqet me një fustan të shkurtër

Anxhela Peristeri shfaqet me një fustan të shkurtër

Anxhela Peristeri e ka publikuar një foto të re në Instagram dhe e gjithë vëmendja ka shkuar tek fustani super i shkurtër.

Këngëtarja Anxhela Peristeri njihet për stilin elegant që ka dhe janë të pakta rastet kur e kemi parë duke provokuar, shkruan lajmi.net.

Në imazhin e fundit në Instagram ajo shihet e veshur me një fustan super të shkurtër i cili i zbulon këmbët tërheqëse, kështu duke bërë që të gjithë ta kthejnë kokën nga ajo.

Fotoja është realizuar në Romë të Italisë dhe komentet e shumta të ndjekësve ishin nga më pozitivet.