Fjalë Kyçe

Anxhela Peristeri tregon historinë e ‘çmendur’: Fansja më dhuroi gjithë pasurinë

Anxhela Peristeri tregon historinë e ‘çmendur’: Fansja më dhuroi gjithë pasurinë

I gjithë publiku janë shokuar në lidhje me historinë e Anxhela Peristerit dhe një fanseje.

Gjatë një interviste të fundit me rastin e festave të fundvitit, Anxhela Peristeri ka rrëfyer për historinë interesante me një fanse, shkruan lajmi.net.

Mbrëmja e djeshme në Soiree ishte e gjitha dedikuar magjisë së festave, me artistët e shumtë që ishin të ftuar.

Juliana Pasha, Jonida Maliqi, Eraldo Rexho apo Anxhela Peristeri kanë treguar ndjesitë e tyre për festat, nostalgjinë, atmosferën festive dhe sigurisht, dhuratat.

Teksa flisnin për dhuratat ‘e padëshiruara’, këngëtarja Anxhela Peristeri ka treguar një episod mjaft të çuditshëm.

‘’Ka qenë një histori e gjatë… një grua që donte të më linte një pasuri dhe nuk e pranova’, ka thënë këngëtarja ndërsa ka shtuar ‘Sepse mendoj që asnjeri nuk të jep diçka kaq të madhe pa e njohur dhe pa pasur diçka. Gjithçka ka një prapaskenë. Dhuratat nuk duhen pranuar nëse nuk vijnë nga njerëz të afërt’’, tha ajo.

https://www.instagram.com/p/Br2McYqhBKQ/?utm_source=ig_embed