Personat që jetojnë në Angli dhe Uells së fundmi po nxiten të shkarkojnë aplikacionin qeveritar për gjurmimin e kontakteve.
NHS Covid-19 udhëzon përdoruesit të vetë izolohen për 14 ditë nëse zbulon se ata ishin afër dikujt që ka qenë i infektuar me koronavirus.
Ai gjithashtu ka një skaner të check-in për të njoftuar pronarët nëse një vend që ata kanë vizituar zbulohet se është një zonë e nxehtë.Kushdo nga mosha 16 vjeç e lart mund ta shkarkojë aplikacionin në smartphone-in e tij.Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se aplikacioni do të ndihmojë të gjejmë sa më shumë persona që janë të infektuar nga Covid-19.“Kushdo që shkarkon aplikacionin do të ndihmojë në mbrojtjen e vetvetes, duke ndihmuar në mbrojtjen e të dashurve të tyre, duke ndihmuar në mbrojtjen e komunitetit të tyre sepse sa më shumë njerëz që e shkarkojnë atë, aq më efektiv do të jetë“- tha ai për BBC.
Aplikacioni mban sekret kush merr një alarm të vetë-izolimit.Dhe kishte një konfuzion nëse përdoruesit mund të injoronin njoftimin për të qëndruar në shtëpi.
Hancock shtoi se kz vetë izolim do të jetë vullentar ndryshe nga vetë-izolimi i detyrueshëm nëse thirreni nga NHS Test dhe Gjurmë. Por Departamenti i Shëndetësisë kishte thënë më herët që përdoruesit duhet t’i binden këtij njoftimi dhe nëse do të ndodhte e kundërta do të merrnin një gjobë prej 1000 euro.