Fjalë Kyçe

Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, reagon Vuçiq: Sot u prish marrëveshja e Washingtonit!

Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, reagon Vuçiq: Sot u prish marrëveshja e Washingtonit!

Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është prishur marrëveshja e Washingtonit pasi Kosova sot miratoi nismën në Qeveri për kërkesën e anëtarsimit në Këshillin e Evropës.

Madje presidenti serb ka njoftuar se do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë të premten.

Sipas Vuçiq ka shkelje flagrante të marrëveshjes së Washingtonit mes Kosovës e Serbisë, e nënshkruar në shtator të vitit 2020.

Kosovës i duhen 2/3 e votave për anëtarim në KE, ndërsa Serbia ka thënë se ka premtime nga 14 shtete që do të lobojnë kundër pranimit të Kosovës.