Fjalë Kyçe

Aprovohet heqja e orës policore, rekomandohet zgjatja e orarit të gastronomisë

Aprovohet heqja e orës policore, rekomandohet zgjatja e orarit të gastronomisë

Kryetari i Asociaocianit të Komuanve të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka konfirmuar për KOHËN se në takimin e sotëm me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, janë marrë parasysh kërkesat e komunave të Kosovës.

Sipas Ibrahimit, Vitia ka marrë parasysh rekomandimin që të hiqet ora policore, ndërsa gastronomia të lejohet të punojë deri në orën 23.

E në rast se gjatë ditëve të vazhdim, situata me Covid 19 do të vazhdojë të jetë stabile, sipas Ibrahimit do të ketë edhe lehtësira të tjera, që kanë ndikim në zhvillimin ekonomik sa i përket hotelerisë dhe sektorëve të tjerë.