Fjalë Kyçe

Arbana Osmani tregon arsyen e mospublikimit të fotografive gjatë shtatzënisë

Arbana Osmani tregon arsyen e mospublikimit të fotografive gjatë shtatzënisë

Arbana Osmani preferon të mos publikoj imazhe gjatë kohës që është shtatzënë.

Tetorin e vitit 2020 çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani dhe Eduart Gerishaj, u bënë me një fëmijë, shkruan lajmi.net.

Arbana solli në jetë një djalë të cilin e emëruan Diell.

Megjithëse ishte vetë Arbana ajo që e dha lajmin e ëmbël të shtatzënisë në rrjete sociale, moderatorja preferoi ta mbante sa më private shtatzëninë dhe nuk publikoi  thuajse asnjë foto me barkun e rrumbullakosur.

Duket se kjo gjë i ka bërë përshtypje ndjekësve të saj, të cilët e pyetën në Instastory nëse i urren fotot e shtatzënisë.

“Nuk më pëlqen të më shohin shtatzënë në rrjete sociale duke qenë se kjo mund të prekë shumë femra që kanë probleme me infertilitetin dhe e di sa e rëndë mund të jetë kjo. Kaq e thjeshtë”, u përgjigj Arbana.