Fjalë Kyçe

Arben Vitia apo Përparim Rama, cilin do e mbështes AAK në Prishtinë, flet Ramush Haradinaj

Arben Vitia apo Përparim Rama, cilin do e mbështes AAK në Prishtinë, flet Ramush Haradinaj

Arben Vitia i VV’së dhe Përparim Rama i LDK’së do të garojnë në balotazh për të parin e Prishtinës. Por cilin prej tyre do të përkrahë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës? Kryetari i partisë Ramush Haradinaj, ka shpjeguar se si realizon koalicionet lokale kjo parti politike.

I pari i AAK’së thotë se ata do të shqyrtojnë çdo ofertë të mundshme, por se deri tani një gjë të tillë nuk e kanë marrë as nga LDK e as nga VV.

“Ne nuk e kemi një ofertë nga LDK’ja. LDK’ja nuk ka propozuar një partneritet të caktuar. Aleanca nuk bën marrëveshje nën tavolinë, s’kemi arsye”, thotë Haradinaj.

“Në Prishtinë nuk kemi ofertë ose marrëveshje. Nuk ka ndodhur deri sot. Por nëse vjen ne preferojmë për shembull me diskutu atë”, tha ai në RTK Dukagjini.

“Nëse marrim ofertë kredibile, respektohemi si strukturë, e çon propozimin Arben Vitia e thotë se do me bashkëqeverisë, nëse dega e vlerëson thotë, jo Unë”, sqaroi ai.