Fjalë Kyçe

Arben Vitia kthen në Ministri njeriun e Uran Ismailit i cili ishte larguar nga ish-ministri Zemaj

Arben Vitia kthen në Ministri njeriun e Uran Ismailit i cili ishte larguar nga ish-ministri Zemaj

Bëhet fjalë për Naim Bardiqin i cili ishte emëruar si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në kohën kur këtë ministri po e udhëheqte Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës.

Bardiqi ishte shkakruar nga ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ndërsa sot është parë në pranim-dorëzim të detyrës krah Arben Vitisë, ministrit të ri të Shëndetësisë, shkruan lajmi.net.

Pranimi i detyrës bashkë me një ish-sekretar ndodhë për herë të parë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Uran Ismaili e kishte prezantuar Bardiqin si krah të fortë të reformave në sektorin e Shëndetësisë kur i njëjti ishte emëruar në këtë pozitë.

“Angazhimeve tona për reforma në shëndetësi, po i shtohet edhe një krah i fortë, me emërimin e Naim Bardiqit Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë se Shëndetësisë.”, shkruante aso kohe Ismaili.

Bardiqi ishte shkarkuar në muajin korrik të vitit 2020 nga ish-ministri i Shëndetësisë dhe më pas ishte emëruar Milazim Gjocaj në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të MSH-së për të qëndruar jo më shumë se dy javë.

Pas Gjocajt në postin e Sekretarit të MSH-së, Zemaj e kishte rikthyer Ardian Mehmetaj i cili kishte qenë në këtë pozitë në kohën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmanit.

Ndërsa sot, “krahu i fortë i reformave në Shëndetësi”, siç e kishte cilësuar Uran Ismaili është kthyer në Ministrinë e Shëndetësisë me një ministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitinë.