Fjalë Kyçe

Arben Vitia nuk shkon në ceremoninë e betimit të Përparim Ramës si kryetar i Prishtinës

Arben Vitia nuk shkon në ceremoninë e betimit të Përparim Ramës si kryetar i Prishtinës

Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje nuk po merr pjesë ne mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Këtë e bëri të ditur një prej anëtarëve të komisionit për verifikim të mandateve, gjatë seancës së sotme inauguruese.

Nga 51 anëtarë të asamblesë komunale, të pranishëm janë 48.

Mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Prishtinës ka filluar në orën 10:25.

Aty janë betuar anëtarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe kryetari i ri, Përparim Rama.