Fjalë Kyçe

Arbenita e befason Feron me këtë tortë për ditëlindje

Arbenita e befason Feron me këtë tortë për ditëlindje

Fero sot feston ditëlindjen.

Reperi nga Gjilani, Fero, me këtë datë feston ditëlindjen dhe mbush plot 23 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Urimet për reperin kanë nisur që në orët e para të kësaj dite, ndërsa nuk kanë munguar as befasitë nga më të dashurit e tij.

Partnerja e reperit, Arbenita, e befasoi atë me një tortë, të dekoruar me ‘hashash’, ndërsa në mbishkrimin që ia la fotos janë fjalët “Ditëlindja e të dashurit”.

Me rastin e ditëlindjes, Fero publikoi projektin e ri muzikor me titull “2Pac”, të vizualizuar edhe me videoklip.