Arbër Zeneli po vazhdon me ushtrime të vështira duke ngritur pesha me këmbët e tij, me synim për t’u rikthyer më i fortë se kurrë në fushat e blerta
Arbër Zeneli po e vazhdon fazën rehabilituese pas lëndimit të rëndë që e kishte pësuar në muajin mars, shkruan Gazeta Express.
Mesfushori kualitativ e kishte lënduar rëndë gjurin në ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2020 në muajin mars në Mal të Zi, me ç’rast stafi mjekësor konstatoi se ai do të mungojë nga 7 deri në 9 muaj.
Sidoqoftë, Zeneli i ka nisur ushtrimet e vështirë dhe duket i vendosur për t’u rikthyer më i fortë se kurrë në fushat e blerta.
Futbollisti ofanziv i krahut e ka postuar një videon në Instastory ku shihet duke e ushtruar këmbën e djathtë duke tërhequr pesha, ushtrime këto jashtëzakonisht të vështira.
Zeneli e ka humbur fazën kualifikuese të Euro 2020, por shpreson të jetë pjesë e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve, ku Verdhekaltrit do ta kërkojnë kualifikimin në Evropian.