Fjalë Kyçe

Arbi Pupovci fiton normën olimpike

Arbi Pupovci fiton normën olimpike

Skitari ynë, Arbi Pupovci, ka fituar normën olimpike në disiplinën e sllallomit për Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, të cilat mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm në Pekin të Kinës.

Pupovci fitoi sot medaljen e bronztë në garën e Pamporovos së Bullgarisë. Ai përfundoi me kohë 2 minuta, 0 sekonda e 18 të qindtat pas dy lëshimeve. Pjesëmarrës në garë ishin 20 garues, nëntë prej të cilëve nuk arritën ta përfundojnë njërin nga dy lëshimet.

Me këtë rezultat, Arbi çoi në pesë numrin e rezultateve të nevojshme për normën olimpike.

Në Pamporovo garuan edhe Drin Kokaj e Kiana Kryeziu. Kokaj doli i shtati, ndërsa Kiana ishte e pafat duke u diskualifikuar, në konkurrencën e femrave.

Përzgjedhësi i Kosovës, Agim Pupovci, u shpreh i lumtur me arritjen e normës olimpike, duke thënë se me pak përkrahje Arbi do të arrij rezultate edhe më të mira. Sipas tij, Drini sot bëri disa gabime, gjë që ka mundur të ketë pozitë edhe më të mirë, ndërsa Kiana ishte e pafat.

Arbi është bursist i KOK-ut për LOD Pekin 2022.

KOK përgëzon suksesin e Pupovcit dhe komunitetit të skitarisë për arritjen e normës, duke iu uruar suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare.