Fjalë Kyçe

I vrari në Pejë është familjar i aktores së njohur, postimi prekës i saj

I vrari në Pejë është familjar i aktores së njohur, postimi prekës i saj

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sonte (e mërkurë) në qytetin e Pejës, ku të vrarë kanë mbetur Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe Blerand Kadrijaj, zyrtar i lartë i kësaj partie.

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në këtë qytet, një reagim ka ardhur nga moderatorja dhe aktorja kosovare, Arbnora Ademaj.

Në reagimin e saj në InstaStory, Arbnora ka lënë të kuptohet se ishte familjare e tashmë të ndjerit, kandidatit të PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj.

“Ah bre Astrit që na e këpute shpirtin, nuk po mund të besoj, herët bre na le. U prehsh në paqe”, ka shkruar Arbora në postim të bashkangjitur me një fotografi të Astritit.


Ndërkohë, sipas informatave të para dyshohet se rasti ka ndodhur në një lokal në Pejë, pas një konflikti. Përveç dy viktimave, i plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt.