Fjalë Kyçe

Ardian Bujupi zbulon pak nga kënga e re, klipi i të cilës u xhirua në Dubai

Ardian Bujupi zbulon pak nga kënga e re, klipi i të cilës u xhirua në Dubai

Ardian Bujupi ka ditë që ka paralajmëruar një këngë të re.
Ardian Bujupi për projektin e ri ka bashkëpunuar me Helly Luv, kurse kënga mban titullin “Guns and Roses”, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari ka postuar një video, me të cilën zbulon pak nga ky projekt.

“Guns and Roses” publikohet nesër (e martë), kurse klipi i saj është xhiruar në Dubai.

Për ndryshe, një nga projektet më të suksesshme të Ardian Bujupit gjatë këtij viti ishte “Çika çika”, në duet me Xhensila Myrtezajn.