Fjalë Kyçe

Ardit Gjebrea ka një urim për fëmijët me rastin e 1 qershorit: Rrituni sa të doni prapë…

Ardit Gjebrea ka një urim për fëmijët me rastin e 1 qershorit: Rrituni sa të doni prapë…

Këngëtari i ka uruar fëmijët e tij për 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve.

Ardit Gjebrea, ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për t’i bërë një dedikim të veçantë fëmijëve të tij, shkruan lajmi.net.

Ai ka zgjedhur të postojë një fotografi të djalit dhe vajzës duke i shkruar edhe një përshkrim.

“Rrituni sa të doni, unë prapë ju uroj Gëzuar 1 Qershorin”, ka shkruar Ardit Gjebrea në postim duke marrë komente dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit.

Ndryshe, moderatori dhe këngëtari shqiptar është baba i dy fëmijëve një djali dhe një vajzë, Jonit dhe Anës.