Argjentina Ramosaj i ka uruar të gjithë për festat e fundvitit dhe ka zgjedhur një foto të veçantë për ta bërë këtë.
Këngëtarja Argjentina Ramosaj ka uruar festat e fundvitit nëpërmjet publikimit të një fotografie me djalin pranë bredhit dhe e veçanta e saj ka qenë se të dy janë veshur me pizhame të njëjta dhe ambienti ku e kanë realizuar foton është shumë festiv, shkruan lajmi.net.
‘’Gëzuar festat e fundvitit të gjithëve’’ ka shkruar ajo pranë fotos.
Ndryshe Argjentina është nënë e një djali dhe po shijon në maksimum jetën bashkëshortore.
Sa i përket projekteve muzikore, kënga e fundit e publikuar është ‘’Sekreti’’ e cila në Youtube ka arritur të klikohet më shumë se 2 milion herë.
https://www.instagram.com/p/Brx2daih7-p/?utm_source=ig_embed