Ariana Grande ka folur për lidhjet e saj të dashurisë, me meshkuj të famshëm.
Ylli 25 vjeçar i muzikës pop që është zgjedhur “Gruaja e Vitit” [Woman of the Year] nga revist ka folur për revistën për lidhjet e saj të dashurisë, me meshkuj të famshëm, dhe se si ata e kanë inspiruar ata për muzikën e saj.
“Kjo është mënyra se si unë i takoj njerëzit – unë nuk mund thjesht të shkoj në bar dhe të takoj dikë. Unë kam një jetë shumë dinamike, bëj gabime, mësoj nga to dhe jam mirënjohëse për çfarëdo që ndodh”, ka thënë Grande duke folur për ish të dashurit e saj, si Pete Davidson, Mac Miller, Big Sean dhe Ricky Alvarez.
Grande, që e përshkruan veten si “shumë me fat, dhe shumë e pafat, kohë pas kohe” ka pasë një jetë të trazuar, viteve të fundit.
Në muajin maj, më shumë se 20 njerëz vdiqën pas një sulmi me bombë në koncertin e saj në Manchester, Angli.
Në muajin shtator, Mac Miller ka vdekur, pas një overdoze.
Një muaj më vonë, ajo dhe Pete Davidson janë ndarë, vetëm disa muaj pasi ata ishin fejuar.
“Nuk mund t’i them as ‘mirëmëngjes’ dikujt pa qarë. Por megjithatë, mendoj se nuk ka më diçka prej të cilës kam frikë. Kur jeta të përballë me sfida të tilla kaq serioz, prioritetet ndryshojnë. Nuk mërzitem më. Dua të jem vetëm e lumtur dhe e shëndetshme…dhe të bëjë muzikë, një ditë”, ka thënë Grande duke folur për vitin e saj të vështirës që e ka kaluar.