Fjalë Kyçe

Ariana Musliu Shoshi merr besimin e qytetarëve gjithandej Kosovës

Ariana Musliu Shoshi merr besimin e qytetarëve gjithandej Kosovës

Kandidatja për deputete Ariana Musliu Shoshi shprehet se java që kaloi ishte e mbushur me aktivete, dhe takime me qytetarë në të gjitha rajonet e Kosovës, duke biseduar për ndërtimin e shtetit së bashku me PDK!

E Hëna, filloi me takimin me veteranët e partisë-themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës,të cilët vendosën themelet e shtetit tonë. Dita vazhdoi në promovimin e librit “Qyteti dhe dashuria” nga Eliza Hoxha! Më pas, takime së bashku me Kryetarin me qytetarët e Llaushës dhe Klinës së Poshtme duke shpalosur programin dhe vizionin tonë për zhvillim, duke u fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit!

E Marta, ishte hapja e fushatës në Prishtinë, dhe takime me qytetarët në Lubavec dhe Mikushnicë!

E Mërkura filloi me takimet me strukturat e PDK-së në Kamenicë për të vazhduar me hapjen e fushatës në Mitrovicë ku pjesëmarrja e qytetarëve ishte masive! Për të vazhduar në Kodrën e Trimave, ku së bashku shpalosëm programin politik dhe planin e qeverisjes tonë.

E Enjtja, pjesëmarrje në tubime madhështore në Dragash, Zhur, Has të Prizrenit dhe në Prizren për të përmbyllur një takim me qytetarët e Fushë Kosovës!

E Premte, takimi me minatorët e Kishnicës dhe Artanës, ku u shpalos plani mbi pensionimin e tyre të merituar, në moshën 55 vjeçare, dhe permirësimin kushteve të punës!