Fjalë Kyçe

Ariana Musliu-Shoshi shprehet e fasionuar nga mbështetja e qytetarëve në Skenderaj

Ariana Musliu-Shoshi shprehet e fasionuar nga mbështetja e qytetarëve në Skenderaj

Kandidatja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu- Shoshi ka vizituar Skenderajin, si dhe vendbanimet Klinë e Mesme dhe Klinë e Epërme, shkruan GazetaAlo.

Musliu shprehet e lumtur me rrugëtimin e saj në politikë që ia mundësoi Partia Demokratike e Kosovës.

“Ishte nder i veçantë për mua të dëgjoja secilin prej juve dhe ndanim së bashku vizionin për të ardhmen” u shpreh Musliu përmes një postimi në Facebook.

Postimi i saj i plotë:

Jo rastësisht njerëzit e suksesshëm frymëzimin e gjejnë pranë njerëzve që i duan. Ashtu, u ndjeva unë sot pranë jush/ bashkevendaseve te mi, gjatë takimit që patëm në kuadër të aktiviteteve të Partisë Demokratike në Skenderaj, në Klinën e Mesme dhe te Epërme. E frymëzuar dhe plot vullnet për punë të mira.

Ishte nder i veçantë për mua të dëgjoja secilin prej juve dhe ndanim së bashku vizionin për të ardhmen.

Me përgjegjësi të plot e them se, prej se kam fillu rrugëtimin tim politik, sot ishte dita ime më e lumtur.

Falemninderit bashkëvendasve të mi, faleminderit Kline. Besoni në mua. Besoni në vizionin e Dekades së Re, sepse Ne ndërtojmë të ardhmen. Për Ty për Shtetin.

Image may contain: 2 people, people standing, shoes and indoor