Fjalë Kyçe

Ariu në Lipjan i mbyti 74 dele

Ariu në Lipjan i mbyti 74 dele

Ditë më parë, një ari ka lënë të ngordhura 74 dele. Rasti ka ndodhur në fshatin Cërnillë, komuna e Lipjanit. Sadat Rexhepi, bariu i tyre ka treguar si ka ndodhur ngjarja.

Rexhepi ka thënë se ka dëgjuar vetëm zërin e ariut ndërsa ai së bashku me një bari tjetër, nuk ka mundur t’i shpëtojë 74 delet që kullotnin në fushë.

Barinjtë thonë se dëmi i shkaktuar nga ariu, është rreth 20 mijë euro.

Pavarësisht se ngjarja ndodhi në territorin e Ferizajt, ferma e tyre, gjendet në Gadime të Lipianit.

Komuna e Lipjanit kanë thënë që nuk kanë ndonjë fond të veçantë të kompensimit për rastet e tilla.

Por sipas tyre, do të provojnë të gjejnë një mënyrë për ta ndihmuar fermerin e dëmtuar.