Arjen Robben po e shijon sezonin e fundit te Bayern Munich.
Arjen Robben njoftoi në fund të vitit të kaluar se do të përshëndetet me Bayern Munich me të përfunduar ky sezon.
Sulmuesi holandez po e kërkon një aventurë të re, ku tashmë ka pranuar disa oferta, përcjell aljmi.net.
Robben me shumë gjasë do t’i shtohet listës së lojtarë që janë transferuar në Kinë.
Holandezi u transferua te Bayern Munich në vitin 2009 nga Real Madridi, gjersa ka zhvilluar 198 ndeshje duke shënuar në total 98 gola.