Shtatë muaj për të gjetur rrugën e rrjetës.
Armando Sadiku ka shënuar golin e parë me fanellën e Las Palmas dhe kjo ka ndodhur në Kupën e Mbretit.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka realizuar në minutën e 43-të të takimit dhe ka barazuar ndeshjen në 2-2.
Velez është skuadër e kategorisë së katërt në Spanjë.
Sadiku për herë të fundit kishte shënuar dygolësh me Bolivar në Bolivi, në maj të këtij viti.