Fjalë Kyçe

Armend Dallku iu çon një selam atyre që po punojnë kundër Prishtinës

Armend Dallku iu çon një selam atyre që po punojnë kundër Prishtinës

Prishtina ka arritur një fitore tejet të vlefshme në ndeshjen e zhvilluar sonte ndaj Drenicës.

Djelmoshat e Armend Dallkut arritën të fitonin me një gol të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes nga Ahmet Januzi.

Ndërsa është vet trajneri nga Vushtrria i cili ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, duke i dërguar të fala atyre që sipas tij po punojnë kundër Prishtinës.

Dallku edhe pas ndeshjes u ankua në gjyqtarët e ndeshjes, duke aluduar se Prishtina është dëmtuar në një rast ku kërkohej penallti nga vendasit.