Fjalë Kyçe

Armend Muja: Nisma përfundimisht nuk e kalon pragun – 4.99%!

Armend Muja: Nisma përfundimisht nuk e kalon pragun – 4.99%!

Mjohësi i procesit zgjedhor, Blerim Vela, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Nisma Socialdemokrate, jozyrtarisht ka kaluar pragun zgjedhor. Ndërsa njohësi tjetër i procesit zgjedhor, Armend Muja thotë se Nisma mbeti jashtë Kuvendit.

Vela ka thënë se Nisma ka 4.97% nga votat e rregullta, plus 6.91% nga votat e diasporës, 5.5% nga votat me kusht dhe 4.1% nga votat e diasporës pas pesë tetorit. Pra sipas këtyre llogaritjeve, jozyrtarisht, Nisma ka kaluar pragun me mbi 100 vota apo për 0.0125%.

“Nisma: 4.97% (te rregullta) + 6.91% (te diaspores) + 5.5% (me kusht dhe NV) + 4.10% (diaspora pas 5 tetorit. Per momentin dhe jo zyrtarisht Nisma është mbi prag për 0.0125% (rreth 100 vota)”, konfirmon Vela.”, konfirmon Vela.

Derisa me votat e Serbisë, Nisma është poshtë pragut me rreth 50 vota.

“Me llogaritjen e votave nga Serbia është poshte pragut rreth 50 vota”, shkruan Vela.

Ndërsa Muja thotë se Nisma është përfundimisht jashtë Kuvendit.“Zgjedhjet 2019: Pas numerimit te votave te fundit te diaspores, Nisma perfundimisht jashte Kuvendit. VV fiton 31 deputet, LDK 30 deputet, PDK 25, AAK 14, Komunitetet 20 deputet”, shkruan Muja.