Një arratisje spektakolare e të burgosurve në pjesën jugore të Brazilit ka ndodhur dje, ku 12 të burgosur arritën të ikin nga burgu Patro Branko.
Gjithçka ndodhi si në skenat e filmave aksion të Hollywood-it, ku fillimisht ishte hapur një tunel – përmes të cilit kaluan për të dalë në anën tjetër të murit, transmeton Telegrafi.
Por policisë braziliane nuk iu desh shumë kohë që të arrestojë katër të arratisur, derisa tetë tjerë janë ende në arrati, raportojnë mediat braziliane.
https://twitter.com/i/status/1326587222582235138