Fjalë Kyçe

Arrestimet për fajde, këta janë dy personat në arrati

Arrestimet për fajde, këta janë dy personat në arrati

Arrestimi i grupit të fajdeve në Kosovë – dy persona vazhdojnë ikjen nga policia

Policia e Kosovës është ende në kërkim të Ekrem Likës dhe Zekë Jasiqit të dyshuar për veprën penale të fajdeve, detyrimit dhe mashtrimit.

Policia gjatë ditës së sotme ka arritur t’i adresojë pesë persona të këtij grupi ndërsa është ende në kërkim të dy të tjerëve.

Më herët Policia njoftojë se Lika dhe Jasiqi janë ende në arrati, ndërsa janë arrestuar pesë personat e tjerë.

“Policia e Kosovës përmes komunikatës zyrtare të titulluar ‘Arrestohen pesë persona lidhur me dyshimet për përfshirje në vepra penale ‘Fajdeja, Detyrim dhe Mashtrim’, i ka bërë publike të gjitha detajet rreth operacionit të realizuar sot, duke përfshirë edhe inicialet e pesë (5) personave të arrestuar dhe dy (2) të tjerëve në kërkim, të cilët janë:

O. viti i lindjes 1964 – M/Sh/K
B. viti i lindjes 1969 – M/Sh/K
A.Th. viti i lindjes 1979 – M/Sh/K
M.M. viti i lindjes 1980 – M/Sh/K
Rr.H. viti i lindjes 1979 – M/Sh/K
L. mbetet në kërkim policor
J. mbetet në kërkim policor”, thuhej në komunikatën e policisë.