Fjalë Kyçe

Arrestimi i “Currit” me shokë, gjatë bastisjes u gjetën 10 mijë euro si dhe kontrata të shitblerjeve

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje nga bastisjet e djeshme që janë kryer në disa lokacione.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar pesë persona të dyshuar për veprat penale “fajde” “detyrim” dhe “mashtrim”.

Ismet Osmani, i njohur me nofkën “Curri”, Mentor Maqani, Ilir Bojku, Rrahim Hashim dhe Adil Thaçi janë ndaluar me urdhër të prokurorit.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda, janë ndaluar personat me inicialet I.O., I.B., A.Th., M.M., dhe Rr.H., me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajdeja” , “Detyrimi” dhe “Mashtrimi”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Po ashtu gjatë ditës se djeshme, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë një kërkesë për bastisje, e cila ka ndodhur në shtatë lokacione, prej tyre pesë në regjionin e Prishtinës, një në regjionin e Pejës dhe një në regjionin e Gjakovës.

Gjatë kësaj bastisje janë se janë sekuestruar: para të gatshme prej 10,250.00 €, dokumente të ndryshme, kontrata të ndryshme të shitblerjeve, telefona (tre Iphone X, një Iphone X Max, një Iphone 8, një Samasung,dy Nokia)