Fjalë Kyçe

Arrestohen 3 të dyshuar për trafikim dhe prostitucion në Gjilan

Arrestohen 3 të dyshuar për trafikim dhe prostitucion në Gjilan

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore-Njësia në Gjilan në koordinim me Prokurorinë e Shtetit pas një hetimi intensiv disa mujorë, sot ka ndërmarrë veprime konkrete me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj/kosovarë me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Trafikimi me njerëz’’, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’’ si dhe ,”Mundësimi ose detyrimi në prostitucion’’.

Në njoftimin e policsë thuhet se me vendim të Prokurorit të Shtetit tre të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, për proceduar të mëtejme, përderisa hetime të tjera lidhur me rastin janë në proces.

“Lidhur me këtë rast është identifikuar edhe viktima e trafikimit (femër) e cila është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale (QPS-së), si dhe mbrojtësit të viktimave dhe të njëjtës i janë ofruar të gjitha shërbimet sipas proceduarve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit tre (3) të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, për proceduar të mëtejme, përderisa hetime të tjera lidhur me rastin janë në proces”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës me autoritete kompetente mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në vend dhe veprave penale që përcakton kodi penal në përgjithësi, përderisa  masa rigoroze do të ndërmerren ndaj të gjithë personave që bien në kundërshtim me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës.