Fjalë Kyçe

Arrestohen dy kosovarë të moshës së re në Tropojë, ia vodhën çantën një gruaje

Arrestohen dy kosovarë të moshës së re në Tropojë, ia vodhën çantën një gruaje

Dy persona nga Kosova janë arrestuar pasi i vodhën çantën e dorës një gruaje në Tropojë, e cila po shkonte në shtëpi.

Në pranga përfunduan V. M., 21 vjeç dhe R. R., 18 vjeçe. Ngjarja ndodhi në fshatin Dojan, raporton Vizion Plus.

Në çantë ajo kishte një sasi parash dhe një telefon.

Përveç çantës së vjedhur, në dhomën e hotelit ku qëndronin dy grabitësit, u gjetën 9 fishekë pistoletë, 4 celularë dhe maska anticovid.