Fjalë Kyçe

Arrestohen dy persona: Ju gjendën në lokalet e tyre mbi 745 kilogramë mish i prishur

Arrestohen dy persona: Ju gjendën në lokalet e tyre mbi 745 kilogramë mish i prishur

Arrestohen dy persona: Ju gjendën në lokalet e tyre mbi 745 kilogramë mish i prishur

Në qytetin e Klinës janë arrestuar nga Policia e Kosovës dy persona për shkak se ju janë gjetur mish i prishur.

Policia e Kosovës ka deklaruar se në dy lokalet e të arrestuarve, inspektorët e AVUK’it kanë gjetur dhe sekuestruar mbi 745 kilogramë mish të llojeve të ndryshme.

Kjo sasi e madhe e mishit nuk posedonte certifikatë për origjinën e tij se prej nga ka ardhur, kjo sasi e mishit është cilësuar si e dëmshme për konsumatorët.

Dy të arrestuarit që mbanin mishin e prishur në lokalet e tyre janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në dy lokalet e tyre ushqimor nga ana e inspektorëve AVUK-ut dhe policisë u janë gjetur dhe sekuestruar 745.6 kg mish të llojeve të ndryshëm për të cilat nuk posedonte certifikatë për origjinën e mishit. Me vendi të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.