Fjalë Kyçe

Arrestohen dy persona për drogë në Mitrovicë

Arrestohen dy persona për drogë në Mitrovicë

Përpos  punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor Jug Mitrovicë është duke realizuar edhe ekzekutimin e  urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Dy urdhëresa të tilla janë realizuar sot me datë 09.11.2021, ku njëra rreth orës 08:30,  në rrugën “Dëshmorët e kombit” është ndaluar i dyshuari M.K., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Pejë, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr.60/2021, për veprën penale ,,Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike”.

Kurse urdhëresa dytë është realizuar rreth orës 09:00, në rrugën “Shaban Polluzha” ku është ndaluar i dyshuari M.Th., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr.97/2021, për veprën penale ,,Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike’’.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës,  të  njëjtit janë dërguar në vuajtje dënimit.