Fjalë Kyçe

Arrestohen dy persona për rrahje dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen dy persona për rrahje dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar pasi kanë sulmuar një person, i cili si pasojë e lëndimeve ka kërkuar trajtim mjekësor.

Në komunikatën e dërguar nga Policia thuhet se nga të dhënat e para hetimore janë ngritur dyshimet që të dyshuarit si shkak i një mosmarrëveshjeje për çështje pronësore, kanë sulmuar viktimën.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë edhe veprime të zgjeruara hetimore, ku është bërë bastisja e shtëpive të të dyshuarve, me ç’rast si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë”, thuhet në komunikatë.

Personat e arrestuar janë H. Sh. 42 vjeç dhe Sh. Sh. 22 vjeç.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.