Fjalë Kyçe

Arrestohen dy persona për vjedhje në Shtime

Arrestohen dy persona për vjedhje në Shtime

Dy persona janë arrestuar për vjedhje në Shtime.

Policia njofton përmes komunikatës, se dy personat e moshës 27 vjeçare janë shoqëruar në stacion dhe pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë. I dyshuari i tretë është në arrati.

“Mbrëmë rreth orës 23:40 , Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pas një pune intensive hetimore, ka arritur të arrestojë dy persona me inicialet : SH.S ( M/K) dhe F.Z (M/K) që të dy të moshës 27 vjeçar, me dyshimin se me datën 10.11.2021 kanë kryer vjedhje në Shtime .

Në lidhje me këtë, policia të dy personat e dyshuar i ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit të tyre , në prani edhe të avokatit mbrojtës, janë dërguar në mbajte për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Ndërsa, policia është në kërkim edhe të dyshuarit të tretë, i cili është në arrati”, thuhet më tej në njoftim.