Fjalë Kyçe

Arrestohen dy persona për vjedhje të kabllove të Postës

Arrestohen dy persona për vjedhje të kabllove të Postës

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se në hapësirat e Postës së Kosovës kanë vjdedhur kabllo tokësore.

Gjithashtu është shoqëruar në stacionin policor edhe i dyshuari i tretë, pronar i një deponie hekurash nën dyshimin se ka blerë kabllot në fjalë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Me vendim të tij, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aziz Abrashi” në Fushë Kosovë.