Fjalë Kyçe

Arrestohen dy persona që dyshohet se e plagosën ish-menaxherin e Feros

Arrestohen dy persona që dyshohet se e plagosën ish-menaxherin e Feros

Janë arrestuar dy persona që dyshohet se e kishin plagosur menaxherin e “On Records”, Met Elshanin.

Tre muaj më parë në lagjen “Dardania” në Prishtinë ishte plagosur Mehmet Elshani.

Dy të dyshuarit për plagosjen e tij janë arrestuar sot, e këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovë për Rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se dy të dyshuarit janë arrestuar sot rreth orës 16″30 në rrugën Fehmi Agani në Prishtinë.

“Rreth orës 16:30 nga njësiti i reagimit të shpejt në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë janë arrestuar dy perosna me inicialet  A.L dhe D.K të cilët kanë qenë në kërkim policor për një rast “tentim vrasje”. Aktualisht hetuesi janë duke ndërmarr të gjitha masat konform autorizimeve ligjore, ndërkohë që personat e dyshuar janë duke u intervistuar”, ka thënë Ahmeti.

Për ndryshe, nga kompania “On Records” së fundi është larguar reperi Fero, i cili ka përfunduar kontratën me këtë menaxhment.