Fjalë Kyçe

Arrestohen dy shqiptar, konfiskohen 500 mijë euro kokainë në makinë

Arrestohen dy shqiptar, konfiskohen 500 mijë euro kokainë në makinë

Një shqiptar është arrestuar në Chieti të Italisë me 3.5 kg kokainë. 26-vjeçari H.K, nga Durrësi, por banues në Emilia Romagna, u ndalua gjatë natës në San Salvo nga ana e policisë, për një kontroll.

Në makinën tip “Mercedes Class B”, u gjet 3.5 kg kokainë. Ajo ishte të fshehur në sediljen e pasme.

Në pranga ra edhe një tjetër shqiptar, i cili ishte pasagjer. Ai është identifikuar si 30 vjeç, me inicialet F.C. Këtij të fundit i janë gjetur një shumë e madhe parash dhe kishte rolin e transportuesit.

Është vlerësuar se droga e konfiskuar do të kishte një vlerë tregu prej 500 mijë eurosh.