Fjalë Kyçe

Arrestohen dy të mitur, publikuan në rrjete sociale foto me armë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar të moshës së mitur në fshatin Lupq i Poshtëm të Podujevës.

Arrestimi i tyre ka ndodhur për shkak se të njëjtit kanë publikuar një rrjetet sociale një foto me një armë zjarri.

Nga të dyshuarit është konfiskuar një revole “Ekol Voltran”. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Gazeta Alo/