Fjalë Kyçe

Arrestohen dy tifozë në Prishtinë, sulmuan policinë

Arrestohen dy tifozë në Prishtinë, sulmuan policinë

Policia e Kosovës ka arrestuar sonte në Prishtinë dy të dyshuar për sulm ndaj një zyrtari policor.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 19:45 në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.
Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha, njësia policore ka qenë duke patrulluar në sheshin “Zahir Pajaziti”, në funksion të mbajtjes së rendit dhe qetësisë.

“Disa tifozë te dyshuar janë kontrolluar, përderisa gjatë legjitimimit/kontrollit të tyre dy të dyshuar e kanë sulmuar një zyrtar policor. Me këtë rast dy të dyshuarit janë arrestuar nga njësitet policore dhe janë shoqëruar në Polici”, tha Hoxha.
Ndaj të dyshuarve është filluar procedurë hetimore.

Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” është zhvilluar ndeshja mes klubeve gjilanase Gjilani dhe Drita, e vlefshme për Superligën e Kosovës.