Fjalë Kyçe

Arrestohen katër persona për posedim të narkotikëve, konfiskohen mbi 22 mijë euro

Arrestohen katër persona për posedim të narkotikëve, konfiskohen mbi 22 mijë euro

Katër persona janë arrestuar në Prizren për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar para 10.700 euro dhe gjatë bastisjes se në shtëpitë e të dyshuarve janë sekuestruar përkohësisht edhe 11.500 euro para të gatshme, një shkop bejsbolli dhe katër telefona.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.