Fjalë Kyçe

Arrestohen katër të mitur për vjedhje në një shkollë

Arrestohen katër të mitur për vjedhje në një shkollë

Policia e Mitrovicës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë katër persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Arrestimi i katër personave të dyshuar të moshës së mitur, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara për kryerje të veprës penale që ishte raportuar dy ditë më parë në një shkollë në Mitrovicë, ku cak i kësaj vjedhje ishin dy llaptop dhe pajisje të ndryshme shkollore.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.