Fjalë Kyçe

Arrestohen pesë persona në Batllavë të Podujevës, konfiskohen edhe armë

Arrestohen pesë persona në Batllavë të Podujevës, konfiskohen edhe armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se këtë të hënë kanë arrestuar pesë persona në fshatin Batllavë të Poduejvës, pasi që të njëjtit prej dy veturave të ndryshme dyshohet së kanë shtënë më armë zjarri në ajër dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes,

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili tha se veturat e personave të dyshuar janë ndaluar në fshatin Lluzhan të kësaj komune dhe nga ana e policisë janë gjet dhe sekuestruar një armë automatike AK-47 me nëntë fishekë, një pistolet e tipit Ekol-T me pesë fishekë si dhe një shkop.

“Personat e arrestuar ngarkohen me veprat shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje. Ndaj tyre po kryhen procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka thënë Borovci, transmeton Klankosova.tv.