Pesë persona arrestohen në Preshevë nga policia serbe pas dyshimit se kanë mashtruar me receta mjekësore dhe duke e dëmtuar sigurimin shëndetësor serb për 9.8 milionë dinarë (afër 84 mijë euro).
Tre prej personave të arrestuar janë punëtorë shëndetësor në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, një i pensionuar dhe një farmacist.
Prokuroria serbe tregon inicialet e të dyshuarve për krimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare janë arrestuar punëtorët shëndetësor në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë F.N (43), A.B (42) dhe K.A. (55), si dhe një ish punëtor shëndetësor R.J (67), deri sa të dyshuarit A.M (44), person përgjegjës në një barnatore në Preshevë akuzohet se kreu veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, njofton ministria e Brendshme e Serbisë.
Prokuroria e Nishit, departamenti për luftën kundër korrupsionit i arrestuan këta pesë persona pasi ka dyshim të bazuar se me mashtrim kishin abuzuar me recetat mjekësore dhe kanë dëmtuar Fondin Republikan për Sigurime Shëndetësore me vlerë 9.8 milionë dinarë të Serbisë.
“Dyshohet se FN, A.B, K.A dhe R.J që nga janari i 2016’s deri në fund të 2017’s pacientëve i shkruanin receta për barna pa raportin e mjekut specialit në sasi më të madhe të lejuar të normës së caktuar mujore, në kundërshti me rregulloren e listës së barnave të cilat shpërndahen nga fondet e sigurimit obligator shëndetësor dhe Rregullores për përmbajtje dhe shtrirjes së të drejtave në sigurimin shëndetësor dhe participimin. I dyshuari F.N. dyshohet se me receta kishte marrë barnat në barnatoret në Preshevë dhe i kishte shitur në territorin e Kosovës” thuhet në njoftimin e autoriteteve serbe.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh dhe ata me gjithë akuzën do të ju dorëzohen departamentit të posaçëm kundër korrupsionit të Prokurorisë së Publike në Nish.