Fjalë Kyçe

Arrestohen pesë persona, vodhën stoli ari në Ferizaj

Arrestohen pesë persona, vodhën stoli ari në Ferizaj

Policia e Kosovës  ka arritur që  pas hetimeve intensive të identifikojë dhe arrestojë pesë persona të dyshuar për kryerjen e  veprës penale  të  “Vjedhjes së rëndë”, rast ky i  ndodhur më 03.11.2019  në fshatin Sazli të Ferizajt.

Sipas njoftimit të Policisë, hetuesit policorë të sektorit rajonal të hetimeve Ferizaj gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e kësaj vepre penale.

 “Të dyshuarit, A.XH. (m/sh/k 19 vjeç),  A.M. (m/sh/k  16 vjeç), I.M. (m/sh/k 30 vjeç ) , A.TH. (m/sh/k 24 vjeç) dhe A.TH. (f/sh/k/ 30 vjeçare),  më datën 03.11.2019,në bashkëveprim, me forcë kanë depërtuar në  shtëpinë e viktimës A.M. nga ku kanë vjedhur 36,000 euro dhe stoli ari në vlerë 8,000 euro”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Sipas Policisë, gjatë hetimeve është gjetur një sasi e të hollave të vjedhura, të cilat i kishin ndarë mes veti, si dhe të dyshuarit kanë pranuar se stolitë e arit i kanë shitur.

Gjatë intervistimit  dhe  në prani të avokatëve mbrojtës, të  dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprën e kryer.

Ndaj katër të dyshuarve, në konsultim me prokurorin e shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit të mitur 24 orë.