Fjalë Kyçe

Arrestohen tetë të dyshuar për posedim të narkotikëve në Ferizaj

Arrestohen tetë të dyshuar për posedim të narkotikëve në Ferizaj

Tetë të dyshuar janë arrestuar në Ferizaj sot nën dyshimin se kishin substancë narkotike.

Këtë për klankosoven e bëri të ditur Agim Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

“Katër nga këta të dyshuar janë liruar pasi nuk iu është gjetur asnjë sasi e narkotikëve. Ndërsa katër të dyshuarve të tjerë iu është gjetur sasi e vogël e substancës narkotike”.

“Ata janë intervistuar nga policia dhe janë liruar. Atë sasi të lëndëve narkotike që patën iu konfiskua. Rasti shkon në prokurori”, ka deklaruar Gashi.