Fjalë Kyçe

Arrestohen vëllezërit në Pejë e Ferizaj pas përleshjeve fizike

Arrestohen vëllezërit në Pejë e Ferizaj pas përleshjeve fizike

Dy vëllezër janë arrestuar të martën në Pejë pas një përleshjeje fizike që kishte ardhur si shkak i një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit 24 orësh të policisë të dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, me ç’rast u është ofruar tretman mjekësor.

“Pejë 03.08.2021 – 23:45. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar (vëllezër) pasi që, pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes veti me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit”, thuhet në raport, transmeton Klankosova.tv.

Njëjtë ka ndodhur të mërkurën edhe në Ferizaj ku po ashtu dy vëllezër pas një përleshjeje fizike kanë përfunduar në pranga.

“Ferizaj 04.08.2021 – 04:40. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë (vëllezër) pasi që kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrit, të dyshuarit kanë qenë në ndikim të alkoolit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.