Fjalë Kyçe

Arrestohen zyrtarët komunalë në Viti

Arrestohen zyrtarët komunalë në Viti

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.

Të arrestuarit janë zyrtarë të Komunës së Vitisë. F.A, F.R, R.Sh, Sh.K, dhe S.S, sipas prokurorisë kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”, gjegjësisht të dyshuarit gjatë implementimit të kontratës (dt.18.07.2019) Asfaltimi rrugëve Rurale në Komunën e Vitisë për LOT I dhe LOT, i dyshuari i parë (F.A.), ka nënshkruar urdhër blerjen në cilësinë e menaxherit të prokurimit, ai ka nënshkruar Urdhër blerjet për hedhjen e zhavorrit në dy rrugë në fshatin Pozheran në vlerë prej 9,747.oo € (nëntë mijë e shtatëqind e dyzet e shtatë euro), të cilat ishin asfaltuar në vitin 2019.

Lajmi.net ka mësuar se F.A është menaxheri i prokurimit të Komunës së Vitisë, Fadil Abazi.

Para pak ditëve Abazit, Komisioni regullativ i Prokurimit Publik – KRPP ia ka revokuar certifikatën e për shkelje të shumta që ai i ka bërë në procedurën e prokurimit për tenderin “Ndërtimi i rrugës Viti –Kërbliq –Kaçanik –Faza e II”.