Fjalë Kyçe

Arrestohet 17 vjeçari që sulmoi gruan rome në Ferizaj

Arrestohet 17 vjeçari që sulmoi gruan rome në Ferizaj

Një person i moshës 17-vjeçare është arrestuar disa orë pasi në media u publikua një video e sulmit ndaj një gruaje rome në sheshin e Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar majori i Policisë Rajonale të Ferizajt, Mehmeetali Hajdini.

“Është arrestuar 17 vjecari nga Ferizaj. Është intervistuar nga policia dhe me urdhër në prokurorit shkon në mbajtje” , ka thënë Hajdini.

“Jemi duke shikuar viktimës t’i gjejmë zgjidhje më afatgjate me qendrën sociale dhe me avokatin e Popullit. Ajo është te ne momentalisht”, ka thënë ai.