Njësitet e stacionit policor në Deçan të shtunën kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin I.S nga shati Isniq, pasi në veturën e tij është gjetur një sasi e narkotikëve që dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Sasia e gjetur ka rezultuar të jetë 869.6 gramë.
4jësiti i hetimin kundër trafikimit me narkotikë-Pejë (DHTN), së bashku me njësitet e Stacionit Policor në Deçan, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe gjyqtarit të gjykatës themelore në Pejë, kanë bërë kontroll-bastisje në pronën e të dyshuarit, por gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Me urdhër të prokurorit shtetit, i dyshuari ndalohet për 48 orë, për të vazhduar hetimet e mëtutjeshme nga Njësiti i hetimin kundër trafikimit me narkotikë-Pejë (DHTN).