Fjalë Kyçe

Arrestohet 26 vjeçari në Ferizaj, e bëri gruan për spital

Arrestohet 26 vjeçari në Ferizaj, e bëri gruan për spital

Një 26 vjeçar është arrestuar në Ferizaj pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij 22 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për tretman mjekësor, ndërkohë pas intervistimit të të dyshuarit nga njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, transmeton Klankosova.tv.

Njoftimi i policisë:

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se, në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla ‘’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje .

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Z.A (M/K) i moshës 26 vjeçar, përsëritës i dhunës në familje, i cili shkak i një mosmarrëveshje, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet M.M ( F/K) e moshës 22 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore, e cila më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për tretman mjekësor.